Presidenti i Federat Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka përshëndetur suksesin fantastik të Partizanit në Conference League, me “demat” të cilët arritë të kualifikohen në fazën e play off.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Duka uroi kampionët e Shqipërisë për këtë kualifikim.
Duka ka theksuar se Partizanit i duhet tashmë edhe një sforco e fundit, dy finale të vërteta për të arritur një sukses historik e të futet në fazën e grupeve të Conference League.
Postimi i Armand Duka:
Urimet më të mira Partizanit për kualifikimin në fazën play-off të UEFA Conference League!
Tani duhet edhe një sforco e fundit, dy finale të vërteta për të regjistruar një arritje historike, kalimin në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.
Një objektiv plotësisht i mundshëm, por që kërkon përqendrim e impenjim maksimal si edhe sakrificë nga të gjithë lojtarët e stafi.
Forca Partizani!/ h.ll/abcnews.al