Ukraina nuk do ta zgjasë marrëveshjen me Rusinë për kalimin e gazit në Evropë

schedule22:14 - 17 Gusht, 2023

schedule 22:14 - 17 Gusht, 2023

Ukraina ka refuzuar negociatat me Rusinë për të zgjatur kontratën rreth kalimit të gazit rus, e cila mbaron vitin e ardhshëm.

Këtë e ka konfirmuar ministri ukrainas i Energjisë, Herman Halushchenko, i cili deklaroi se viti i ardhshëm do të dëshmojë nëse evropianët mund të bëjnë pa gazin rus

“Ne sigurisht nuk do të marrim pjesë në negociatat me rusët, kjo është mjaft e qartë. Viti i ardhshëm do të tregojë nëse Evropa mund të bëjë pa gazin rus. Unë i shoh të gjitha parakushtet që kjo të ndodhë”, tha ai.

Halushchenko kujtoi deklaratën e mëparshme të Komisionerit Evropian për Energjinë, Kadri Simson, sipas të cilit Evropa dëshiron të heqë qafe plotësisht gazin rus./abncews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!