Prej disa ditësh, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ndodhet në Vlorë, teksa po shijon pushimet me familjen e saj.
Meloni u ftua nga kryeministri shqiptar Edi Rama, teksa pasditen e sotme, ata janë parë teksa konsumonin kafe në një lokal në qytetin bregdetar.
Vetë Rama ka ndarë edhe një foto me Melonin në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook.
“Motra e Shqipërisë, vëllai i Italisë. Ishte një nder”, shkruan Rama krahas fotos së publikuar./abcnews.al