Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit shqiptar artisti Ilir Kerni, është zgjedhur drejtor i Teatrit Kombëtar të Baletit në Split të Kroacisë. Sipas një postimi në rrjetet sociale që ka bërë vetë Kerni, postin drejtues do ta marrë zyrtarisht më 10 Janar të vitit të ardhshëm, me një mandat 3-vjeçar.
Drejtuesi ka marrë urime nga artistë të shumtë shqiptarë dhe të huaj si edhe nga sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho. Ilir Kerni ka mbajtur për më shumë se dy vjet postin e Drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë./ABC News Albania 24/7