EMRI/ Vidhte targa për t’i përdorur në ngjarje kriminale jashtë vendit, arrestohet 23 vjeçari në Tiranë

schedule08:59 - 17 Gusht, 2023

schedule 08:59 - 17 Gusht, 2023

Një 23 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për vjedhje. Mësohet se Joan Laraku, i dënuar edhe më parë në Belgjikë për drogë, ka vjedhur brenda një dite targat e 12 automjeteve, të cilat dyshohet se do të përdoreshin jashtë vendit nga shtetas të tjerë për veprimtari kriminale.

23 vjeçari nga Pogradeci u kap në flagrancë duke vjedhur targat e një automjeti në “Misto Mame”. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, po gjatë ditës së djeshme, ka vjedhur targat e 11 automjeteve të ndryshme, në zonën e Yzberishtit, Misto Mames dhe të Kombinatit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se targat e vjedhura do të dërgoheshin jashtë Shqipërisë dhe do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 targa të shteteve të ndryshme, të vjedhura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!