Më shumë KFOR në Kosovë

schedule14:09 - 16 Gusht, 2023

schedule 14:09 - 16 Gusht, 2023

Edhe pse aktualisht situata në terren është më e qetë, misioni i Natos, KFOR, ka vendosur të shtojë trupat dhe automjetet e saj në territorin e Kosovës.  Në një deklaratë zyrtare misioni paqeruajtësen KFOR, njoftoi se do të ketë lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve  gjatë ditëve në vijim.

Forca Ndërkombëtare Paqeruajtëse njoftoi se rritja e lëvizjes së trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda Kosovës është për shkak të procedurave normale të pranim-dorëzimit të kontingjenteve.

Po ashtu KFOR-i njoftoi se do të mbajë edhe se do të mbajë edhe ushtrime për testimin dhe mirëmbajtjen e kapaciteteve operacionale. Në këtë mënyrë, sipas njoftimit zyrtar do të sigurohet niveli i njëjtë i stërvitjeve dhe gatishmërisë për të gjitha njësitë e ardhshme në terren.

“Derisa këto stërvitje do të kryen në një mënyrë që të minimizohet pengimi dhe ndikimi n popullatën vendore, ka mundësi të ketë vonesa në trafik dhe mund të shihen lëvizjet e ushtarëve.”, thuhet në njoftim.

Ushtrimet e KFOR-it vijnë pak muaj pasi dhjetëra ushtarë të tij u lënduan në veriu të kosoëvs gjatë një përleshjeje me protestuesit serbë./abcnews.al