Të paktën 733 persona u shtruan në spitale në provincën Sistan-Baluçistan të Iranit për shkak të problemeve nga stuhia e rërës që goditi juglindjen e vendit. Kreu i shërbimeve të urgjencës në Sistan-Baluçistan, Majid Muhibbi tha se 58 persona janë ende në spital për trajtim.
Shefi i Institutit Meteorologjik, Muhsin Haydari tha se për shkak të rritjes së sasisë së pluhurit në ajër, dukshmëria është zvogëluar, sidomos në Zabul dhe Zehek.
Ndërsa zyra e guvernatorit të Sistan-Baluçistanit njoftoi se institucionet shtetërore dhe bankat në qytetet Zabul, Zehek, Hamun, Hirmend dhe Nimruz janë mbyllur sot për shkak të stuhive të rërës.
/abcnews.al