Roberto Mançini i dha sot lamtumirën kombëtares së Italisë me një vendim të papritur që është cilësuar ndër më të bujshmit sa i përket kësaj përfaqësueseje.
Gjithçka ka ardhur si një rrufë në qiell të hapur pasi pakkush e priste një ndryshim të tillë një muaj para ndeshjeve kualifikuese të Euro 2024.
Vetë Mançini nuk është shfaqur para mediave, por nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka thënë fjalët e para pas një vendimi i cili është kthyer në temë diskutimi në mediat italiane e jo vetëm gjatë ditës së sotme.
Një reagim të cilin shumëkush e ka cilësuar të thatë, duke pasur parasysh se Mançini ishte prej 5 vitesh në krye të Italisë dhe fitoi me të Euro 2020.
Dorëheqja nga roli i trajneri të kombëtares ishte një zgjedhje e imja personale. Falënderoj presidentin Gabriele Gravina për besimin, bashkë me të gjithë anëtarët e FIGC. I përshëndes dhe i falënderoj të gjithë lojtarët e mi dhe tifozët që më kanë shoqëruar në këto 5 vite. Do të mbaj gjithmonë në zemër fitoren e jashtëzakonshme të Europianit 2020. Ishte një nder”, shkruante Mançini në postimin e tij në rrjetet sociale.