Forcat ruse sulmojnë Kherson, gjashtë të vrarë mes tyre një foshnje

schedule12:31 - 13 Gusht, 2023

schedule 12:31 - 13 Gusht, 2023

Gjashtë persona përfshirë një foshnjë u vranë në sulmet ruse në rajonin Kherson këtë mëngjes, tha Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës. Si pasojë e sulmeve, një banor vendas dhe një familje- prindërit dhe foshnja humbën jetën.

Djali i tyre, 12 vjeç është shtruar në spital në gjendje të rëndë. Në Stanislavov, dy burra u vranë dhe një grua u plagos.

“Terroristët nuk do të ndalojnë kurrë së shenjëstruari civilë”, shkroi Ministria e Punëve të Brendshme në Telegram.

/abcnews.al