Ukrainë, Odesa hap disa plazhe për herë të parë që nga pushtimi rus

schedule07:59 - 13 Gusht, 2023

schedule 07:59 - 13 Gusht, 2023

Disa plazhe në qytetin Odesa të Ukrainës janë hapur zyrtarisht për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus, megjithëse larja është e ndaluar gjatë alarmeve për sulm ajror, thanë zyrtarët lokalë të shtunën.

Odesa, porti më i madh dhe baza detare e Ukrainës, u sulmua në mënyrë të përsëritur me raketa dhe drone dhe deti ishte i mbushur me qindra mina detare pas pushtimit në shkurt të vitit të kaluar.

Për sigurinë e banorëve dhe pas incidenteve të shpërthimit të minave në plazhe, bregdeti ishte mbyllur. Vendimi për hapjen e plazheve u mor bashkërisht nga administratat civile dhe ushtarake të qytetit.

Guvernatori i Odesa-s, Oleh Kiper tha se plazhet do të jenë të hapura nga ora 08:00 në 20:00. Një roje shpëtimi tha se një rrjetë kundër minave ishte vendosur për të parandaluar qytetarët të ndeshen me ta./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!