Transferimi i Marcus Thuram në Milano nuk mjafton për të mbyllur boshllëqet që kanë lënë largimet e Dzekos dhe Lukakut. Përveç afrimit të sulmuesit francez, Interi kërkon të afrojë me patjetër dhe një qendërsulmues.
Në listën e klubit zikaltër, mbetet ende Marko Arnautovic i Bolognas. Këta të fundit, kërkojnë të paktën një shumë prej 7-8 milionë euro plus bonuse për të lënë të lirë sulmuesin 34-vjeçar.
Megjithatë, për Interin kjo duket një shumë e tepërt për moshën që austriaku ka. Drejtuesit Marotta dhe Ausilio po punojnë për të ulur çmimin e Arnautovic deri në 6 milionë euro.