Ekzekutuan 62-vjeçarin në Maliq/ Policia publikon pamjet e operacionit me dron

schedule10:14 - 12 Gusht, 2023

schedule 10:14 - 12 Gusht, 2023

 

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit në Maliq, ku u ekzekutua nga forcat RENEA-s, 62-vjeçari, Ramiz Muçollari.

Forcat e RENEA-s tentuan për tetë orë ta bindnin 62-vjeçarin të dorëzohej, por një gjë e tillë nuk është bërë e mundur, duke u detyruar ta ekzekutojnë me snajper.

Muçollari mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë  bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari dhe më pas goditi me sende të forta në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, të cilët ndodhen në spital.

Gjatë operacionit, viktima ka qëlluar me armë zjarri ndaj policisë së Korcës fillimisht, pastaj edhe ndaj forcave RENEA, duke vënë seriozisht në rrezik jetën e këtyre të fundit.

Muçollari  vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe prej 20 vitesh është kuruar. Së fundmi gjendja e tij është përkeqësuar dhe doktori ka kërkuar që të shtrohej në spital, këta ka lindur edhe konflikti mes tij dhe familjarëve.

Na pamje shihet se viktima i shtrirë dhe i mbuluar me gjak, ndërsa pranë tij ka edhe armën tip mitroloz së bashku me një arsenal fishekësh.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!