Guarin me ekip të ri, ish-interisti firmos kontratën më të shkurtër

schedule20:22 - 27 Shtator, 2019

schedule 20:22 - 27 Shtator, 2019

Fredy Guardin me ekip të ri. Mesfushori kolumbian ndodhej lojtar i lirë pas përfundimit të aventurës kineze me ekipin e Shanghai Shenhua, ndërsa ka vendosur të transferohet në Brazil.

33-vjeçari potent ka firmosur një kontratë të shkurtër me ekipin që garon në elitën e futbollit brazilian. Guarin do të qëndrojë deri në dhjetor me Vasco Da Gamën, ndërsa nuk përjashtohet rinovimi i mëtejshëm mes palëve.

Guarin ka qenë më parë pjesë e ekipeve si Saint-Etienne, Boca Juniors, Porto dhe Inter, ndërsa numëron edhe 4 gola të shënuar në 58 ndeshje të zhvilluara me komëbtaren kolumbiane. /abcnews.al