Taulant Xhaka është shpërblyer pas paraqitjes së bërë në ndeshjen e fundit kundër Zurich. Baseli triumfoi me rezultatin 4-0 dhe mesfushori i kombëtares ishte titullar si zakonisht.
Xhaka ishte protagonist në dy prej golave të skuadrës së tij, duke asistuar. Njërin pasim kyç ai ia dha sulmuesit anësor të Kosovës, të riut Edon Zhegrova.
Paraqitja e tij është vlerësuar nga prestigjiozja Blick, që e ka përfshirë mesfushorin në formacion më të mirë të javës së tetë. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/B26_O-fgUPw/?igshid=1aylfd8bzttms