Një gjykatë në Moskë dënoi këtë të premte një muzikant dhe aktivist mjedisor me gjashtë vjet burg për postimin e tre mesazheve kundër luftës në platformat e mediave sociale.
Alexander Bakhtin, 51 vjeç, nga Mitschi, afër Moskës, u arrestua në mars 2023 me akuzën e përhapjes së “informacionit të rremë” për ushtrinë ruse. Kjo akuzë përdoret shpesh për të ndaluar zërat e atyre që kundërshtojnë luftën në Ukrainë.
“Alexander u dënua me gjashtë vjet burg dhe u ndalua të drejtonte faqet e internetit për tre vjet,” tha për AFP Andrei Cetinin, një mik i tij që ishte i pranishëm në seancë.
Në mars dhe prill 2022, Bakhtin postoi tre mesazhe në faqen e internetit VKontakte, duke dënuar fushatën ushtarake në Ukrainë, duke folur për vdekjet e civilëve dhe duke kritikuar Presidentin Vladimir Putin.
Më herët prokuroria kërkoi dënimin me tetë vjet dhe nëna e tij 79-vjeçare, e cila ndodhej në gjykatë, qau dhe u ndje e sëmurë. Gjyqtarja Maria Loktionova e ndërpreu procedurën për një kohë të shkurtër./abcnews.al