“Veprimet e SHBA-së kundër Kinës tregojnë se ky vend është burimi më i madh i destabilitetit në botë”.
Kështu u shpreh ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi në një takim me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong, shkruan Tass.
“Shtetet e Bashkuara po heqin maskën e konkurrencës së ndershme kur detyrojnë vendet e tjera të përfshihen në proteksionizëm të njëanshëm kundër Kinës. Këto veprime vetëm sa do të minojnë besimin në Uashington dhe do t’i dëshmojnë botës se Shtetet e Bashkuara janë bërë faktori më i madh i destabilitetit sot. ” theksoi Wang Yi./abcnews.al