Gabriel Jesus nuk duron më: Mbaroi koha e pritjes, dua të luaj më shumë

schedule17:53 - 27 Shtator, 2019

schedule 17:53 - 27 Shtator, 2019

Gabriel Jesus nuk po arrin të bindë Pep Guardiolën ta aktivizojë si titullar në kampionat. Braziliani e nisi në formacion duelin e parë të kampionatit kundër West Ham (shënoi 1 gol), ndërsa në duelet e tjera të Premier League, trajneri spanjoll i kampionëve ka preferuar Sergio Agueron.

22-vjeçari u aktivizua si titullar edhe në sfidat kundër Shakhtar Donetsk në Champions dhe Preston për EFL Cup, duke arritur të gjente rrugën e rrjetës. Rivaliteti te City është tepër i madh, por sulmuesi brazilian nuk duron më.

Ai ka një mesazh të qartë për Guardiolën dhe pret që ky i fundit t’i besojë më shumë, sidomos në ndeshjet e mëdha dhe të rëndësishme.

“Mori fund koha e pritjes dhe dua të luaj më shumë. Sezonin e kaluar nuk u aktivizova në ndeshjet e mëdha dhe ka ardhur momenti që gjërat të ndryshojnë”, thekson sulmuesi brazilian i Manchester City. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!