Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jugu i Turqisë goditet nga tërmeti 5.2 ballësh, 23 persona të lënduar

schedule07:52 - 11 Gusht, 2023

schedule 07:52 - 11 Gusht, 2023

Të paktën 23 persona janë lënduar në jug të Turqisë, si pasojë e një tërmeti 5.2 ballësh të Rihterit.

Për këtë tërmet është raportuar rreth gjashtë muaj pas dy tërmeteve të mëdha shkatërruese në këtë rajon.

Qendra për vëzhgim të tërmeteve, Kandili, ka raportuar se tërmet ka ndodhur në mbrëmjen e së enjtes.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka thënë të enjten në mbrëmje se plagët janë shkaktuar për shkak të kërcimit të banorëve nga katet e larta.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në provincën Malatja.

Kjo provincë është prekur edhe nga tërmetet e 6 shkurtit.

Si pasojë e dridhjeve të mëdha në juglindje të Turqisë dhe veri të Sirisë, është raportuar të kenë vdekur më shumë se 50.000 njerëz./REL

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!