Fillimisht ishin thjesht aludime, mirëpo pasditen e kësaj të enjteje është firmos gjithçka dhe ka ardhur zyrtarizimi i mbrojtësit brazilian të Romës, Roger Ibanez te sauditët e Al-Ahly, me marrëveshjen, që ishte pranuar prej disa ditësh tashmë.
Për kartonin e qendërmbrojtësit 24-vjeçar, “gjigandët” arabë janë të gatshëm të derdhin në arkat e “verdhekuqve” plot 30 milionë euro të shpërndara në formulën 28.5 milionë euro bazë plus 1.5 milionë të tjera bonus.
Përsa i përket kontratës personale, “kollosi” brazilian i mbrojtjes pritet të nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me klubin e tij të ri, kontratë nga e cila do të përfitojë rreth 6 milionë euro në sezon. /i.m /abcnews.al