Jo vetëm Sommer, Inter prezanton dhe portierin e dytë

schedule20:33 - 10 Gusht, 2023

schedule 20:33 - 10 Gusht, 2023

Pas zyrtarizimit të “gardianit” zviceran, Yann Sommer, për shifrën e 6 milionë eurove, “zikaltërit” e Inter kanë prezantuar pasditen e kësaj të enjteje, portierin e dytë të afruar brenda kësaj merkatoje vere.

Drejtuesit e Inter kanë arritur akordin me klubin e Sampdoria dhe vetë lojtarin, për transferimin e 26-vjeçarit të portës, Emil Audero, i cili para skuadrës ku luan ka veshur fanellat e Juventus e venezia.

Ndërkaq, njoftimi i transferimit të italianit erdhi nga vetë klubi “zikaltër”, të cilët postuan foto të “gardianit” nga dhoma e trofeve, foto të cilat u shoqëruan me një mbishkrim të ngrohtë mirëseardhës.

“Dy kultura, dy shpirtra, dy botë që takohen: qetësia e detit indonezian përzier me rezistencën dhe forcën e maleve në Piemonte. Cilësi që e kanë karakterizuar që në fëmijëri Emil Audero Mulyadi, portierin i ri të Inter“,- shkruhej në postim. /i.m /abcnews.al