Rinovim te Spurs, “xholi” i Pochettino firmos deri në 2023

schedule16:32 - 27 Shtator, 2019

schedule 16:32 - 27 Shtator, 2019

Totenham ka arritur të rinovojë kontratën me një lojtar të ekipit. Klubi londinez ka bërë publike marrëveshjen me Moussa Sissoko deri në vitin 2023.

30-vjeçari, i cili aktivizohet në disa pozicione, u transferua te Spurs në vitin 2016 nga Newcastle. Lojtari është kthyer në një pikë kyçe të ekipit të Pochettinos dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Totenhamit edhe për katër sezone të tjera.

Sissoko është pjesë e kombëtares franceze, aty ku ka zhvilluar 56 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola. “Jam shumë krenar. Në fillim të aventurës time këtu kam vuajtur shumë, por nuk u dorëzova kurrë dhe tani gjithçka është ndryshe”, ishin fjalët e para të Sissokos pas firmosjes së kontratës së re. /abcnews.al