Ukraina i ka ofruar Pentagonit një raport për përdorimin e municioneve thërrmuese të diskutueshme amerikane në luftën me Rusinë.
Zyrtari u shpreh se informacioni i transmetuar në Departamentin e Mbrojtjes përfshinte numrin e plumbave dhe numrin e objektivave rusë të shkatërruar, megjithëse nuk pranoi të thoshte se cilat janë ato shifra, shkruan CNN.
Raporti i pritshëm ishte një kërkesë e SHBA-së si pjesë e marrëveshjes për të dërguar raunde artilerie me bomba thërrmuese – të njohura si DPICM – në Ukrainë.
Në një intervistë me CNN muajin e kaluar, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov tha se ai po planifikonte t’ia dorëzonte raportin homologut të tij, Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin./abcnews.al