Kukësi triumfoi kundër Tiranës dhe tashmë ka një tjetër ndeshje të vështirë. Këtë herë verilindorët luajnë në transfertë me Teutën dhe synimi janë tre pikët. Ky është momenti i duhur për t’u shkëputur në krye, duke parë që edhe Tirana luan kundër Partizanit.
Trajneri Shpëtim Duro edhe për këtë ndeshje do të ketë dy mungesa të rëndësishme. Valon Ethemi dhe Emiljano Musta vijojnë të mbeten në infermieri dhe me shumë mundësi do të rikthehen pas pushimit të kampionatit prej ndeshjeve të kombëtares.
Gjithsesi Kukësi ka një organikë të zgjeruar me lojtarë dhe nuk është se pranohen justifikimet. Nesër ndaj Teutës problemi kryesor do të jetë fusha e stadiumit “Niko Dovana”, që nuk ofron kushte shumë të mira. /abcnews.al