Yang Huiyan, kryetarja e gjigantit të pasurive të paluajtshme Country Garden dhe një nga gratë më të pasura të Kinës, ka humbur më shumë pasuri se çdo miliarder në botë në dy vjetet e fundit, raportoi Bloomberg, ndërsa konglomerati i saj i ndërtesave ndodhet në kufirin e falimentimit.
Pasuria aktuale neto e Yang është 5.5 miliardë dollarë, duke e vendosur atë në vendin e 475 në renditjen e Bloombergut. Ajo humbi 490 milionë dollarë vetëm të martën, sipas këtij indeksi, shkruan CNN.
Aksionet e gjigantit të ndërtimit kanë rënë për 16% në Hong Kong. Industria dikur në lulëzim e pasurive të paluajtshme të Kinës përbënte deri në 30% të PBB-së së vendit.
Country Garden doli në tregun publik në vitin 2007 me një rekord, duke rrëmbyer 1.7 miliardë dollarë IPO në Hong Kong. Në mars të këtij viti, Yang pasoi babanë e saj Yang Guoqiang si kryetar i kompanisë që ai kishte themeluar.