Biden do të nxjerrë rregulla të reja që kufizojnë investimet amerikane në Kinë

schedule21:58 - 9 Gusht, 2023

schedule 21:58 - 9 Gusht, 2023

Presidenti amerikan, Joe Biden do të vendosë të mërkurën rregulla të reja që kufizojnë investimet amerikane në sektorët e teknologjisë kineze të nivelit të lartë, një përpjekje e shumëpritur që synon të ndalojë kapitalin amerikan të financojë zhvillimin ushtarak të Pekinit, raporton Politico.

Ky veprim përfaqëson herën e parë që qeveria amerikane ka kërkuar të vendosë rregulla të gjera investimi mbi firmat amerikane jashtë shtetit. Deri më tani, firmat amerikane kanë pasur liri për të bërë biznes në vende të tjera, me përjashtim të kufizimeve në një listë të ngushtë të mallrave të lidhura me ushtrinë.

Urdhri ekzekutiv do të ndalojë disa investime në firmat kineze të angazhuara në zhvillimin e informatikës kuantike, sensorëve dhe rrjeteve dhe firmave të caktuara të inteligjencës artificiale. Rregullat do të zbatohen vetëm për investimet e reja, jo marrëveshjet ekzistuese, dhe do të hyjnë në fuqi pas një periudhe të caktuar.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!