Kanye West po përgatitet për rikthimin e tij në fushën e modës me mbështetjen e partneres së tij më të re, Bianca Sensori.
Një burim pranë reperit të njohur thotë për US Weekly: “Ai po kalon një kohë të mirë duke udhëtuar me Biancën tani. Kanye ka qenë shumë frymëzues. Ai vizatonte, shkruante muzikë dhe u frymëzua”.
Kanye West planning ‘culture shifting’ fashion ‘comeback’ with ‘wife’ Bianca Censori: report – Page Six https://t.co/YiMm6Px1Kx via @GoogleNews
— The Enlightened Whistleblower ~Common Sense News (@TheEnli72119052) August 9, 2023
“Bianca e ndihmoi me disa dizajne dhe të dy besojnë se moda e tyre do të ndryshojë kulturën. Kanye ndihet sikur është në greminë dhe po përgatitet të kthehet”, shtoi i njëjti burim.
Sigurisht që ende nuk dihet se çfarë ka në mendje çifti për planet e reja të biznesit dhe modën që duan të lançojnë, por dalja e tyre e fundit e përbashkët sigurisht që nuk e la të kënaqur publikun. Në veçanti, pamja e tij dhe partneres i acaroi italianët, siç shkruan Daily Mail.
Arkitektja 28-vjeçare australiane mbërriti në Itali javën e kaluar dhe doli disa herë me disa veshje të tejdukshme. Që atëherë, vendasit italianë i kanë cilësuar veshjet e saj si “mosrespektuese dhe provokuese” në mediat sociale./abcnews.al