Vuçiç takon ambasadorin amerikan në Beograd, diskutojnë edhe për Kosovën

schedule16:32 - 8 Gusht, 2023

schedule 16:32 - 8 Gusht, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç takoi sot me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Ata diskutuan për përmirësimin e marrëdhënieve serbo-amerikane, pozitën ndërkombëtare të Serbisë si dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi, shkruan Euronews Serbia.

Vuçiç ka theksuar në llogarinë e tij në Instagram se ka pasur një bisedë të sinqertë dhe të hapur me ambasadoren Hill.

“Tema kryesore ishte përmirësimi i mëtejshëm i marrëdhënieve politike dhe ekonomike serbo-amerikane. Natyrisht, biseduam për pozicionin ndërkombëtar të Serbisë si dhe për situatën në Kosovë dhe procesin e dialogut me Prishtinën”, tha presidenti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!