137 kg kokainë janë kapur në portin e Durrësit. Në pranga kanë rënë dy persona, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim. Personat e vënë në pranga janë oficeri i sigurisë në Portin e Durrësit Ardian Bega dhe Altin Myslimhaka. Ndërkohë në kërkim është vënë Gentian Malindi.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për dy personat e vënë në pranga. Sipas asaj që mësohet, policia i kishte vënë GPS ngarkesës pasi nuk dihej destinacioni përfundimtar i kokainës.
Në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit tha se ky operacion u zhvillua në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar. Droga është nisur nga Ekuadori, dhe ka mbërritur në vendit tonë nëpërmjet rrugëve detare.
/abcnews.al