Një 38-vjeçar në qytetin e Shkodrë ka gjetur në banesën e lënë me qira, trupin e dekompozuar të shtetasit 39-vjeçar (qiramarrësi), lindur në Korenë e Jugut dhe banues në Shkodër, nga muaji shkurt i vitit 2022.
Sipas deklarimeve të 38-vjeçarit, ai kishte shkuar në këtë banesë, pasi prej muajsh nuk kishte përgjigje nga qiramarrësi i saj, shtetasi, dhe kur ka konstatuar trupin e dekompozuar të këtij shtetasi, ka njoftuar menjëherë Policinë.
Nga këqyrja paraprake e trupit të vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa nga kontrollet e imtësishme në këtë banesë, janë gjetur disa doza të dyshuara të lëndëve narkotike. Paraprakisht dyshohet se shtetasi e ka humbur jetën nga mbidoza e lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nga shtetasi 38 vjeç, se në banesën që kishte lënë me qira, në lagjen “Naim Gjylbegu”, kishte gjetur të dekompozuar trupin e shtetasit 39 vjeç (qiramarrësi), lindur në Korenë e Jugut dhe banues në Shkodër (që nga muaji shkurt i vitit 2022).
Sipas deklarimeve të 38-vjeçarit, ai kishte shkuar në këtë banesë, pasi prej muajsh nuk kishte përgjigje nga qiramarrësi i saj, shtetasi, dhe kur ka konstatuar trupin e dekompozuar të këtij shtetasi, ka njoftuar menjëherë Policinë.
Nga këqyrja paraprake e trupit të vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa nga kontrollet e imtësishme në këtë banesë, janë gjetur disa doza të dyshuara të lëndëve narkotike. Paraprakisht dyshohet se shtetasi e ka humbur jetën nga mbidoza e lëndëve narkotike.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.r.t/abcnews.al