Tentuan të trafikonin 20-vjeçaren për prostitucion, në pranga i riu

schedule09:18 - 27 Shtator, 2019

schedule 09:18 - 27 Shtator, 2019

Një i ri është vënë në pranga në kryeqytet ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim pas finalizimi të operacionit “Fraud”. Policia ka njoftuar këtë të premte se pas informacioneve të marra në rrugë operative të tre këta persona do të trafikonin në Gjermani me qëllim shfrytëzimin për prostitucion një 20-vjeçare.

I arrestuar në flagrancë është 31-vjeçari me iniciale A.B. Ndërkohë në kërkim u shpallën bashkëpunëtorët e tij E.K. dhe B.B. Gjithashtu po punohet për identifikimin e një personi tjetër, i cili është përfshirë në këtë vepër penale.

“Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit E. K., B. B. dhe një shtetas tjetër ende të paidentifikuar kishin organizuar trafikimin në Gjermani, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, të një shtetaseje 20-vjeçare”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!