Blinken: Diplomacia është rruga e duhur për të zgjidhur krizën në Nigeri

schedule09:46 - 8 Gusht, 2023

schedule 09:46 - 8 Gusht, 2023

Diplomacia është rruga e duhur për zgjidhjen e krizës së shkaktuar nga grushti i shtetit të 26 korrikut në Nigeri, tha të hënën, Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken, gjatë një interviste për Radio France Internationale (RFI).

“Është e sigurt se diplomacia është rruga e preferuar për zgjidhjen e kësaj situate.

Kjo është qasja e Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore, është gjithashtu qasja jonë dhe ne mbështesim përpjekjet e tij për të rivendosur rendin kushtetues”, tha Blinken.

/abcnews.al