Manchester City është në hall me mbrojtjen, pasi Aymeric Laporte është i dëmtuar dhe do të mungojë për një kohë të gjatë. Alternativat për qendrën mungojnë te “Qytetarët” dhe kanë nisur të mendojnë që tani për merkaton.
Së fundmi është zbuluar edhe objektivi që kanë. Caglar Soyuncu, lojtari i Leicester, sipas TalkSport është vënë në shënjestër. 23-vjeçari po luan rregullisht me “Dhelprat” këtë sezon dhe është pjesë e rëndësishme në kombëtaren e Turqisë.
Në të shkuarën ai ka luajtur në Bundesligë me Freiburg dhe verën e shkuar u ble nga Leicester për shumën e 22 milionë eurove. Tashmë ai mund të bëjë hapin e madh dhe të kalojë te City. /abcnews.al