Naim Dani, shef sigurie në “BBS Security”, është i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News. Ai zbulon se janë shitur shumica e biletave të derbit të së dielës dhe thekson se deri në mbrëmjen e nesërme do të kenë mbaruar.
“Për momentin janë shitur mbi 50% e biletave. Them se nesër shiten të gjitha. Kësaj radhe dolën me pak vonesë, pasi duhej gjetur dakordësia për ndryshimin e tribuna. Ishte lëvizje e drejtë, pasi tifozët kundërshtarë ishin pranë. Deri nesër në mbrëmje janë shitur. Me stadiumet e reja që po bëhen do vijnë edhe tifozë të ekipeve të tjera”.
“Nuk mund të them se janë tifozët problematikë. Vetë drejtuesit e nënvlerësojnë pjesën e sigurisë. Tirana i ka më të shumtë dhe më të zjarrtë. Djemtë e kanë krijuar distancën, nuk ka gjë personale. Gjërat bëhen perfekt. U them që nuk e kanë me ju, mbyllini veshët. Unë bëj trajnime shpesh, për këtë arsye. Në vendin tonë ka pak kompani, për të mos thënë fare, që merren me sigurinë në stadiume”.
“Derbi nuk përgatitet për të shmangu incidentet. Tifozët duhet ta dinë që ndikon te klubi. Nuk është e lehtë. Janë disa faktorë, me klubin organizuar të parin. Duhet rakordim. Bashkëpunimi me tifozët mungon. E nënvlerësojnë. Për derbin janë marrë të gjitha masat. Ka bashkëpunim me Policinë. Tifozët duhet të na ndihmojnë dhe të vijnë herët, të paktën 90 minuta para. Kjo lehtëson punën tonë dhe bezdisjen e tifozëve. Duhen 8-10 sekonda derisa tifozi të hyjë brenda.
Ne shqiptarët duam të shkojmë 30 minuta para. Kemi një përparësi se biletat do jenë shitur. Do jenë 100 forca sigurie private. Nuk ka një numër të saktë. Me Francën ishin 1270 stjuartë. Nuk ka një raport fiks. Jashtë të tregon ku do ulesh dhe si sillesh. Ata nuk të kontrollojnë, sikurse bëjmë ne. Tifozët kanë ardhur duke u ndërgjegjësuar. Në Shkodër, në ndeshjen Vllaznia-Tirana, një tifoz hyri në fushë. Ai u arrestua dhe është ndjekur penalisht”.
“Deri para dy vitesh edhe kompania jonë e kishte shumë të vështirë. Një ndeshje është minë me sahat. Edhe 1000 stjuartë nuk ke ccfarë bën. E përsëris, tifozët duhet të qëndrojnë në vendin e tyre. Aty ata janë mbretër. Policia e Shtetit kontrollojnë gjithçka me kamera. Në Ballsh është bërë një sistem kamerash super. Edhe në ‘Selman Stërmasi’ njëlloj”.
“Deri para dy vitesh edhe kompania jonë e kishte shumë të vështirë. Një ndeshje është minë me sahat. Edhe 1000 stjuartë nuk ke çfarë bën. E përsëris, tifozët duhet të qëndrojnë në vendin e tyre. Aty ata janë mbretër. Policia e Shtetit kontrollojnë gjithçka me kamera. Në Ballsh është bërë një sistem kamerash super. Edhe në ‘Selman Stërmasi’ njëlloj. Në ndeshjen Tirana-Teuta u gjuajt një shishe dhe tifozët u vërsulën tek ai. Fanatics donin ta gjenin direkt kush e hodhi shishen”.
/abcnews.al