VLORË- Dy persona janë përfshirë në një sherr fizik mes tyre në qytetin e Vlorës dhe për pasojë ka humbur jetën njëri prej tyre.
Burime për ABC News konfirmojnë se viktima është 55-vjeçari Armando Meshau.
Ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Vlorës. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për rastin./abcnews.al