Hahn-Soreca pas miratimit në Bundestag: Njohja e progresit thelbësor për reformat

schedule21:56 - 26 Shtator, 2019

schedule 21:56 - 26 Shtator, 2019

Pas votës pro të Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europain, ka reaguar eurokomisioneri Johanes Han.

Përmes një postimi në twitter Hahn shprehet se njohja e progresit konkret është thelbësor si nxitje për reformat në Ballkanin Perëndimor dhe për besueshmërinë e BE-së!

“Shumë i mirëpritur votimi i sotëm në Bundestagun Gjerman në favor të hapjes së negociatave  me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në tetor. Njohja e progresit konkret është thelbësor si nxitje për reformat në Ballkanin Perëndimor dhe për besueshmërinë e BE-së!!”- shkruan Hahn. /abcnews.al

 

Pak minuta me vonë, edhe ambasadori i BE në Shqipëri Luigji Soreca ka përshëndetur votimin e parlamentit gjerman për çeljen e negociatave nga Budestagu gjerman.

“Bundestagu gjerman ka votuar këtë mbrëmje në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Tetor”, shkruan Soreca.