Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump bëri me dije se ka udhëzuar avokatët që t’i kërkojnë gjykatëses Tanya Chutkan të tërhiqet nga gjyqi kundër tij për sulmin në Kapitol Hill, si dhe zhvendosjen e procedurave gjyqsore nga Uashingtoni në një qytet tjetër.
“Është e pamundur për mua të kem një gjykim të drejtë me gjyqtarin që më është caktuar dhe në atë vend”, tha ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë në një postim në faqen e tij të rrjeteve sociale “Truth”.
Gjykatësja e emëruar nga presidenti Barack Obama në vitin 2014, u zgjodh me short, por është gjithashtu ajo që ka gjykuar rastet e tjera për sulmin ndaj Kongresit dhe që ka dhënë dënimet më të rënda.
/abcnews.al