Një tragjedi ka tronditur Marokun, ku raportohet se, 24 persona kanë vdekur pasi minibusi me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një zonë malore. Autobusi po çonte njerëzit në treg në Marokun qendror, kur u përmbys në një kthesë.
Nuk dihet shkaku i aksidentit në rrugën për në qytetin Demnate, rrëzë maleve të Atlasit. Raportohet të jetë një nga aksidentet më vdekjeprurëse në vend.
“Të gjithë pasagjerët kanë vdekur”, tha Youssef Makhloufi, drejtor i spitalit Demnate.
Dy gra dhe një fëmijë ishin në mesin e viktimave.
/abcnews.al