Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë gjashtë personat e arrestuar hënën, pas protestës së opozitës para parlamentit, ku PD dhe LSI, kundërshtuan zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme.
Gjykata e Tiranës vendosi “detyrim paraqitje” për të arrestuarit, të cilët akuzohen për akte dhune dhe përplasje me policinë.
Gjatë masës së sigurisë, të pranishëm në sallën e gjyqin ishin edhe deputet e PD dhe LSI.
Sipas policisë, ndalimi i tyre u bë, pasi gjatë protestës, në mënyrë aktive kanë kryer veprime të dhunshme, si: hedhja e sendeve të forta në drejtim të uniformave blu, hedhja e materialeve piroteknike, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë në përmbushjen e detyrës./abcnews.al