Cristiano Ronaldo mungoi në takimin e mesjavës përballë Brescias, por këtë fundajvë, pritet të jetë i gatshëm kundër SPAL. Ylli portugez është rikthyer sot në stërvitje dhe ka kryer një seancë të plotë, duke mos u veçuar nga grupi.
Përveç Cristiano Ronaldos, edhe Alex Sandro pritet të jetë i gatshëm për trajnerin Sarri. Mbrojtësi brazilian mungoi ndaj Brescias për arsye familjare. Për të konfirmuar nëse Ronaldo dhe Sandro do të luajnë titullarë kundër SPAL, me shumë gjasa do të përgjigjet trajneri Sarri, nesër në konferencën e tij për shtyp./abcnews.al