Irani raportoi se do të pajisë Gardën Revolucionare me dronë, si dhe me raketa që kanë një rreze veprimi prej 1000 kilometrash.
Kjo lëvizje e Teheranit vjen pasi SHBA ofroi të vendosë roje në anijet tregtare që lundrojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
“Disa lloje dronësh dhe disa qindra raketa balistike me rreze 300 deri në 1000 kilometra janë ndër sistemet dhe pajisjet e shtuara në aftësinë luftarake detare të Gardës Revolucionare,” raportoi agjensia shtetërore e lajmeve IRNA.