Është ende e paqartë se çfarë e pret yllin e PSG-së, Kylian Mbappe.
Sipas RMC Sport, trajneri Luis Enrique dëshiron të përdorë Mbappe në ndeshjet e sezonit të ri. Megjithatë, drejtuesit e klubit nuk kanë marrë ende një vendim nëse do ta kthejnë lojtarin në stërvitje me ekipin.
Burimi vë në dukje se presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi nuk e kupton pse Mbappe refuzoi të vazhdojë kontratën. Situata në klub konsiderohet e “pakuptueshme”.
Kujtojmë se klubi më parë nuk e mori Kylian Mbappe në turneun parasezonal për shkak të refuzimit për të rinovuar kontratën.
PSG do të luajë ndeshjen e parë të sezonit të ri më 12 gusht kundër Lorient. /G.D abcnews.al/