Personat që bëjnë gati valixhet për të udhëtuar jashtë vendit, një nga gjërat e para që duhet të sigurohen të marrin me vete është pasaporta. Megjithatë, jo të gjithë, pasi ka tre njerëz në planet që janë të përjashtuar nga ky rregull.
Me vdekjen e saj shtatorin e kaluar, Mbretëresha Elizabeth jo vetëm që la kurorën në duart e djalit të saj të madh, por edhe një liri të veçantë udhëtimi: Mbreti Charles nuk ka nevojë për një pasaportë britanike për udhëtimet e tij jashtë vendit, sipas faqes së saj zyrtare të familjes mbretërore britanike.
Në vend të një pasaporte, Mbreti Charles përdor një dokument zyrtar që mban stemën mbretërore. Të gjithë anëtarët e tjerë të familjes mbretërore britanike janë pajisur me pasaporta.
Dy njerëz të tjerë në planet mund të udhëtojnë pa pasaportë në katër anët e globit: Perandori Naruhito dhe gruaja e tij, Perandoresha Masako e Japonisë, e cila ka pasaportën më të fuqishme në botë këtë vit pasi qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në 193 destinacione në mbarë botën.
/abcnews.al