Erling Braut Haaland nuk e fsheh dëshirën e tij të madhe: të jetë pasuesi i Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi norvegjez, i cili është pjesë e Salzburg në Austri, synon që në të ardhmen të luajë në Premier League. Manchester United e ka në fokus sulmuesin, i cili njihet mjaft mirë nga Ole-Gunar Solskjaer.
Në një prononcim për TV2, Haaland ka deklaruar: “Ibrahimovic është më i madhi. Ai është skandinav dhe për këtë arsye dikush duhet ta zërë vendin e tij. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në skuadrat më të mira në botë dhe veçanërisht do të më pëlqente shumë të luaja në Premier League”.
Sulmuesi 19-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane pas tre golave të shënuar në debutimin e tij në Champions League kundër Genk. Në kampionatin austriak ai ka shënuar 11 gola, në 8 ndeshje, tregues i qartë i formës që po kalon. /abcnews.al

