Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka vizituar trupat në vijën e parë në Ukrainë, tha të premten Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Shoigu u informua nga komandantët e grupit ushtarak të Qendrës dhe falënderoi trupat për “kryerjen e operacioneve të suksesshme sulmuese në drejtimin Lyman”, tha ministria.
Vizita e ministrit të mbrojtjes vjen disa ditë pasi gjenerali më i lartë rus, Valery Gerasimov vizitoi trupat në rajonin jugor të Zaporizhzhia.
Shoigu dhe Gerasimov ishin më parë objektiva të sulmeve nga Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit mercenar Ëagner, i cili i akuzoi ata për paaftësi përpara se të niste një rebelim jetëshkurtër në qershor.
/abcnews.al