Në “Air Albania” kërkohet “mrekullia”, publikohen formacionet e sfidës Tirana-Besiktas

schedule18:56 - 3 Gusht, 2023

schedule 18:56 - 3 Gusht, 2023

Në orën 20:00, “bardheblutë” e Tiranës do të presin në mitikun “Air Albania”, “shqiponjat” e Besiktas, në ndeshjen e kthimit të fazës së dytë kualifikuese të Conference League, ku kërkohet “mrekullia” pas asaj humbje 3 me 1, në Stamboll, të enjten e kaluar.

Për përballjen e sotme, tekniku i “bardhebluve”, Orges Shehi ka vendosur t’i rreshtojë të tijët me formulen 4-3-1-2, duket nisur kështu ndryshimet që ka përcaktimi i formacionit. Në portë do të jetë Selmani, e para tij në mbrojtje Lulaj e Hoxhallari, me Përgjonin e Haxhiun që pozicionohen në krah. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Deliu-Najdosvki-Jonuzi, ndërsa “fantazisti” Regi Lushkja do të pozicionohet pas dyshes së sulmit Kaina-Florent Hasani.

Në krahun tjetër, tekniku i turqve, Senol Gunes ka vendosur të përdorë formulën 4-3-3-, ku në portë si zakonisht është pozicionuar, Mert Gunok. Në mbrojtje janë Rosier, Necip Uysal, Colley e Masuaku. Më i tërhequr në mesfushë është Hadziahmetovic, ndërsa Salih Ucan e Gedon Ferndandes ndihmojnë sulmin, i cili përbehet nga treshja Bulut-Muleka-Vincent Abuoubakar. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: