Një ngjarje e pazakontë u regjistrua në Cazerta të Italisë, ku një vajzë 10 vjeç u dërgua me urgjencë në spital, pasi kishte ngrënë hashash në shtëpinë e saj, të cilin e kishte ngatërruar me çokollatë.
Menjëherë, policia kreu veprimet e para hetimore dhe vuri në pranga babanë e vogëlushes, i cili tashmë akuzohet për shpëndarje narkotikësh dhe lëndim me dashje.
Hetuesit mësuan, falë dhe dëshmisë së babait se ai e kishte lënë hashashin pa kujdes në një kuti që përdorej për çokollata dhe vajza e vogël e kishte gjetur në tavolinën e kuzhinës dhe e kishte gëlltitur.
Vogëlushja u trajtua menjëherë nga mjekët e urgjencës dhe më pas është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.