Çmime të “kripura” për derbin, problem ndarja e sektorëve

schedule11:16 - 26 Shtator, 2019

schedule 11:16 - 26 Shtator, 2019

Tirana ka publikuar çmimin e biletave për ndeshjen derbi dhe çmimet janë më të larta sa ishin menduar, në tribunën kryesore. 2500 dhe 3000 lekë të reja kushtojnë aty, kurse në tribunat e tjera variojnë nga 400 në 500 lekë.

“Nis shitja e biletave për ndeshjen e radhës KF Tirana – FK Partizani! Biletat në shitje pranë biletarisë së stadiumit, nga sot deri të dielën 10:00-19:00.

PËR TIFOZERINË BARDHEBLU
➡ Tribuna A1 – B1 3’000 Lekë
➡ Tribuna A2 – B2 2’500 Lekë
➡ Tribuna C – 500 Lekë
➡ Tribuna D, E, F, G – 400 Lekë

PËR TIFOZERINË E KUQE
➡ Tribuna B1 – 3000 Lekë
➡ Tribuna B2 – 2500 Lekë
➡ Tribuna H – 500 Lekë”, njofton klubi i Tiranës, që në këtë komunikatë bën me dije edhe ndarjen e sektorëve të stadiumit për tifozët.

PROBLEMI – Ashtu sikurse ka ndodhur edhe në ndeshjet e tjera, tifozët e Tiranës që do të qëndrojnë në tribunën kryesore, do të jenë krah atyre të Partizanit. Kjo e bën të vështirë menaxhimin e tifozëve dhe mund të sjellë probleme edhe me Policinë e Shtetit, që edhe herë të tjera nuk ka qenë dakord me këtë pozicionim të tifozëve, me arsyetimin se rrezikohet siguria e ndeshjes.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!