Idriz Batha është shqetësimi kryesor i Tiranës para derbit. Mesfushori qendror sakrifikoi kundër Kukësit dhe luajti, pavarësisht problemeve që kishte me kaviljen. Një tjetër goditje e marrë e ka vënë në dyshim praninë e tij në ndeshjen e së dielës.
Mesfushori dëshiron shumë që të luajë derbin e parë si bardheblu, sigurisht si profesionit. Me moshat e ka provuar, ndërkohë që më pas ka mbrojtur ngjyrat e Partizanit. Stafi mjekësor po bën maksimumin që Batha të jetë në fushë kundër “demave të kuq”.
Shanset që të luajë ekzistojnë, por gjithçka duhet vlerësuar në fund edhe nga trajneri Ardian Mema. Në një ndeshje të tillë eksperienca e Bathë është e rëndësishme, por normalisht duhet që lojtari të ketë ritmin dhe formën e duhur. Këto ditë do të shihet me vëmendje gjendja e mesfushorit dhe do të vendoset. /abcnews.al