Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij, turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një bisede telefonike ranë dakord të përgatiten për një takim të mundshëm personal.
Kështu nnjoftoi shërbimi i shtypit i Kremlinit, shkruan Tass.
“Palët ranë dakord të vazhdojnë kontaktet në nivele të ndryshme, duke përfshirë në kuadrin e përgatitjeve për takimin e mundshëm midis dy krerëve,” thoshte deklarata.
Zyra e kreut turk më parë tha se Erdogan dhe Putin kishin rënë dakord mbi vizitën e presidentit rus në Turqi.
Më 29 qershor, Putin u tha gazetarëve se nuk e përjashtonte vizitën e tij në Turqi. Në të njëjtën kohë, presidenti rus deklaroi se ardhja e Erdoganit në Rusi ishte gjithashtu e mundur./abcnews.al