Fortifikata janë duke u ndërtuar vazhdimisht afër një tende kampi të grupit mercenar, Wagner, në fshatin Tsel në Bullgarinë lindore, vendin ku besohet se janë vendosur trupat e kompanisë së Yevgeny Prigozhinit, pas kryengritjes së dështuar në Rusi në fund të qershorit.
Imazhe nga shërbimi Planet Labs, shfaqin hapjen e llogoreve në territorin e fushave testuese të ushtrisë në Repishcha të Bjellorusisë, rreth 15 kilometra larg kampit të dyshuar të Wagner-it, shkruan REL.
Buldozerët dhe minibusët UAZ mund të shihen pranë zona të ndërtimit.
Pamjet e mëhershme të Planet Labs kanë shfaqur një numër të madhe të pajisjeve, si kamionë dhe automjetet të tjera në Tsel.
Fundjavën e kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë tha se synon të kryejë ushtrime ushtarake me një brigadë të artilerisë në Repishcha, në të cilin do të marrin pjesë edhe instruktorë të Wagner-it. Në manovra do të përfshihen edhe dronët.